Ndërlidhjet

Hahn kërkon zhvillim ekonomik për t’i ndalur azilantët


Johannes Hahn

Johannes Hahn

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një konference të mbajtur sot në Bruksel, ka thënë se njerëzit nga Kosova po largohen për shkak të mungesës së perespektivës ekonomike, ndërsa ka kërkuar nga institucionet që të krijojnë kushte për zhvillim ekonomik, gjë që sipas tij, që do t'i bënte njerëzit që të rrijnë në Kosovë.

Perspektiva ekonomike në Kosovë, sipas Hahn, do të ishte përgjegja më e mirë për ata që duan ta lëshojnë Kosovën dhe jo qështja e liberalizimit i vizave

Ai ka thënë se në këto momente nuk e di se cili mund të jetë ndikimi i numrit të madh të azilkërkuesve në procesin e liberalizimit, por sipas tij, këto janë dy qështje që nuk duhet ngatërruar.

Gatishmëria e qeverisë së Kosovës për t'i pranuar të kthyerit, sipas Hahn, është për tu përeshëndetur, madje kjo, siç ka thënë ai, mund të ketë ndikim pozitiv tek vendet e BE-së që me Kosovën kanë edhe marrëveshjen e riatdhesimit.

Hahn gjatë ditës së martë do të qëndroj në Maqedoni ndërsa të mërkurën pritet ta vizitoj Kosovën

Vendet e Ballkanit sipas tij, nuk duhet të jenë të dekurajuara nga deklaratat e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, se nuk do të ketë zgjerim të BE-së në pesë vitet e ardhshme

Vendet e Ballkanit, sipas tij, e dijnë edhe vet që nuk janë të gatshme në këtë moment që të jenë pjesë e BE-së por për këtë, duhet të punojnë

Ai tha se vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të bëjnë më shumë për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe në luftën kundër korrupsionit

XS
SM
MD
LG