Ndërlidhjet

Gjermania akuzon një 93 vjeçar për vrasjet në Auschwitz.


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë gjermane thotë se e ka akuzuar një burrë 93 vjeçar për bashkëpujesëmarrje në vrasjen e 170 mijë personave në kampin e nazistëve Auschwitz.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, kishte qenë roje në kampin e vdekjes në Poloni

Ai kishte punuar në kampin Auschwitz nga janari i vitit 1942 deri në qershor të vitit 1944.

Këto detaje i ka bërë sot me dije gjykata shtetërore Detmold, përmes një kumtese të lëshuar.

Ai sipas kumtesës, gjatë punës në kamp, kishte mbiqkyrur të burgosurit e rinjë, kryesishht hebrejë, në momentin që ata kishin arriutur më Auschwitz-Birkenau.

Numri i të vrarëve në kampin e vdekjes Auschwitz është 1.1 milion.

Avokati i të akuzuarit të paidentifikuar Johannes Salmen, tha se klienti i tij ka pounuar në kamp, por sipas avokatit, ai i ka mohuar akuzat se ka qenë pjesëmarrës në vrasje.

XS
SM
MD
LG