Ndërlidhjet

logo-print

Familjarët nuk lejohen ta vizitojnë të burgosurin në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Të afërmit e një personi që po mbahet në një burg në Rusinë jugore për akuza të tradhëtisë, thonë se ata nuk po lejohen që ta vizitojnë atë për gati një vit.

Avokati Oleg Yeliseyev, i'u tha gazetarëve sot se klienti i tij Pytor Parpulov, një ish-punonjës i aeroportit ndërkombëtar në qytetin turistik Sochi, u arrestua në mars të vitit të kaluar nën akuzat për tradhëti.

Të afërmit e Parpulov, sipas avokatit, nuk e kanë vizituar atë asnjëherë që nga burgosja e tij.

Avokati tha se rasti nuk ka të bëjë me Lojërat Olimpike që janë mbajtur në Sochi në shkurt të vitit 2014

Pytor Parpulov po mbahet në një qendër të paraburgimit në Krasnodar.

Vajza e Parpulov, Yulia, ka thënë sot se banesa e babait të saj është bastisur më 5 mars 2014, ditë në të cilën është arrestuar i ati i saj.

Ajo tha se ai po akuzohet se kinse i’u ka dhënë informacione agjentëve të huaj gjatë një udhëtimi jashtë vendit, në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG