Ndërlidhjet

Policëve rusë iu ndalohen vizitat në disa vende


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëskryetari i dumës ruse, Aleksandr Khinshtein, ka kërkuar zyrtarisht sqarime nga ministri i brendshëm, Vladimir Kolokoltsev, në lidhje me ndalimin që i’u është bërë shumë policëve për të udhëtuar në disa vende.

Përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare, ai ka njoftuar se e ka kërkuar këtë sqarim nga ministri, ngase sipas tij, me këto ndalime, policët nuk mund të kenë qasje në informata të klasifikuara.

Ministria e Brendshme deri më tani nuk e ka publikuar vendimin, sipas të cilit i ka kufizuar policët në udhëtime.

Por mediat kanë njoftuar gjatë javës së kaluar, se përmes udhëzimeve të veçanta, policëve i'u kanë kufizuar udhëtimet që nga 6 shkurti.

Sipas këtyre udhëzimeve, oficerët e policisë janë të lejuar që të udhëtojnë vetëm në vendet anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe në rajonet rebele gjeorgjiane, Oseti e Jugut dhe Abkhazi, të cilat Rusia i ka njohur si të pavarura në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG