Ndërlidhjet

30 mijë qytetarë nderojnë viktimat në Kopenhagë


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 30 mijë njerëz kanë marrë pjesë në një tubim në Kopenhagë, i cili është mbajtur për t’i nderuar të viktimat nga dy sulme të ndara në kryeqytetin danez.

Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, e cila po i printe turmës që është mbledhur gjatë të hënës, tha se ndjenja e fortë e komunitetit në Danimarkë, i tejkalon kërcënimet që vijnë nga ata “që duan të na dëmtojnë”.

Gjatë sulmeve në fundjavë, një person i armatosur e ka vra një burrë 37 vjeçar hebre jashtë një sinagoge ndërsa gjatë një debati mbi lirinë e shprehjes është vrarë një regjisor i cili po merrte pjesë në debat.

Dy burra të dyshuar për ndihmë ndaj sulmuesit janë burgosur dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dhjetë ditësh.

Autoritetet daneze e dijnë se kush është sulmuesi por dy personat akuzohen se e kanë strehuar atë dhe të njëjtin e kanë furnizuar me armë.

Shtëpia e Bardhë përmes rrjetit Twitter, tha se presidenti Barak Obama e ka ngushëlluar kryeministren daneze Thorning-Schmidt.

XS
SM
MD
LG