Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Kabul, një i plagosur


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Policia ka njoftuar se si rezultat i shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur në një automjet, një person është plagosur në orët e para të diës së sotme, në Kabul.

Shefi i policisë në Kabul, Abdul Rahman Rahimi, ka njoftuar se bomba ka shpërthyer në lindje të qytetit.

Ai tha se një person është plagosur nga shpërthimi.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm ngase re të errëta, si rezultat i tymit të shkaktuar, janë parë në qiellin mbi Kabul.

Kabuli kohëve të fundit ka qenë vatër e shpërthimeve dhe atë që nga fundi i vitit të kaluar kur trupat ndërkombëtare në Afganistan i kanë dhënë fund misionit luftarak, pas 13 vitesh të luftimeve atje.

XS
SM
MD
LG