Ndërlidhjet

Vladimir Putin sot viziton Hungarinë


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë ditës së sotme pritet të qëndroj në Hungari dhe kjo është vizita e parë bilaterale e Putinit në një vend të BE-së, që nga muaji qershor.

Mijëra hungarezë kanë dalë të hënën në rrugët e Budapestit dhe kanë protestuar kundër vizitës së Putinit.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit hungarez, Viktor Orban, që ta ndaloj “Putizimin” e Hungarisë.

Qëndrimi pro-rus i Orbanit, ia ka keqësuar atij imazhin në Perëndim.

Vitin e kaluar, Orban ka thënë se e sheh Hungarinë si një “demokraci joliberale” sipas modelit rus apo turk.

Lideri hungarez kërkon negocijimin e një marrëveshje afatgjate të furnizimit të gazit me Rusinë, e cila skadon këtë vit.

Vëzhguesit thonë se Putin do të përpiqet që të bëj presion mbi Orban për t’i ngadalësuar sanksionet e tjera evropiane mbi Rusinë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Hungaria i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, por ka qenë vend i zëshëm se sanksionet do të kenë ndikim negativ.

XS
SM
MD
LG