Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet prania e OSBE-së për ta monitoruar armëpushimin


Ilustrim

Ilustrim

Berlini ka njoftuar se udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës dhe Gjermanisë, janë dakorduar për marrjen e “masave konkrete” për t’i lejuar vëzhguesit e OSBE-së që ta monitorojnë armëpushimin në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se në lidhje me masat konkrete, liderët janë dakorduar gjatë një bisede telefonike që e kanë realizuar mbrëmjen e së hënës.

Seibert tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që ta ushtroj ndikimin e tij mbi separatistët në lindje të Ukrainës.

Ai shtoi se konform marrëveshjes së Minskut, sot duhet të filloj tërheqja e armatimit të rëndë nga vija e frontit.

Kievi ka thënë se nuk do të tërhiqet deri sa të përfundojnë luftimet përreth qytetit Debaltseve.

Separatistët pro-rusë thanë se marrëveshja e armëpushimit nuk do të respektohet në Debaltseve.

Kievi ka njoftuar se rebelët i kanë kryer më shumë se 110 sulme që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në orët e para të 15 shkurtit.

XS
SM
MD
LG