Ndërlidhjet

logo-print

Vriten gjashtë policë afganë në Kandahar


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët afganë thanë se së paku gjashtë policë janë vrarë si rezultat i një sulmi nga militantët talebanë në një pikë kontrolli në provincën jugore të Kandaharit.

Samim Khpalwak, zëdhënës i provincës, tha se sulmi ka ngjarë në distriktin Maiwand, në orët e fundit të 16 shkurtit.

Ai tha se edhe nga radhët e militantëve ka viktima.

Nga militantët, sipas tij, është konfiskuar edhe një sasi e municionit.

Në Kabul, policia ka njoftuar sot se ka shpërthyer një eksploziv dhe si rezultat i tij, ka mbetur i plagosur një person.

Dëshmitarët kanë njoftuar se cak i këtij shpërthimi ka qenë një zyrtarë i cili ka shpëtuar pa lëndime.

XS
SM
MD
LG