Ndërlidhjet

Pesë të vdekur nga një shpërthim në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një bombë që ka shpërthyer i ka lënë të vdekur së paku pesë persona në një kompleks të policisë në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore.

Shefi i policisë në Lahore, Haider Ashraf, tha se 23 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga shpërthimi që ka ngjarë sot.

Disa raporte thanë se pas shpërthimit, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Pakistani përballet me një kryengritje nga ana e talebanëve dhe kërcënimeve të tjera nga grupet ekstremiste islamike.

Forcat e rendit i kanë shtuar përpjekjet e tyre kundër talebanëve që nga sulmi në një shkollë në Peshawar, gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ku kanë mbetur të vdekur 151 persona, shumica fëmijë.

XS
SM
MD
LG