Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen disa opozitarë në Armeni


Ilustrim

Ilustrim

Një parti opozitare armene thotë se disa nga anëtarët e saj janë arrestuar.

Ligjvënësja Elinar Vartanian nga partia BHK, tha gjatë të hënës se Artur Mamoian, drejtues i partisë në As-Nork të Yerevanit, është në mesin e disa të arrestuarve nga BHK.

Policia në Armeni tha se Mamoian është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur armë në mënyrë ilegale.

Arrestimet e policisë janë realizuar në kohën kur janë shtuar presionet mbi liderin e BHK-së, Gagik Tsarukian.

Presidenti armen Serzh Sarkisian, iu ka thënë më 12 shkurt anëtarëve të Partisë Republikane e cila është në pushtet, se Gagik Tsarukian është njëri “i keq” dhe ai duhet të përjashtohet nga politika.

XS
SM
MD
LG