Ndërlidhjet

Taxhikistani dënon 13 burra për ekstremizëm


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Taxhikistan i ka dënuar trembëdhjetë anëtarë të një grupi të ndaluar islamist, për shkak se kanë rekrutuar banorë nga provinca veriore Sughd, për të luftuar krahas militantëve në Siri.

Gjykata Supreme taxhike ka njoftuar sot se 13 të arrestuarit, të moshës 26 deri 42 vjeç, janë dënuar me burgim prej 9 deri në 12 vjet.

Burrat janë arrestuar në muajin nëntor dhe janë akuzuar se e kanë organizuar një grup kriminal, për përdorim ilegal të armëve si dhe për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste e njohur si Jamaat Ansarullah.

Hetuesit besojnë se Jamaat Ansarullah është një degë e lëvizjes islamike të Uzbekistanit, IMU.

IMU e cila është aktive në Afganistan dhe Pakistan, është në listën e organizatave të ndaluara nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe njashtu e ndaluar në Azinë Qendrore dhe në Rusi.

Organizata besohet se ka lidhje me militantët e Al-Kaidës dhe talebanët.

XS
SM
MD
LG