Ndërlidhjet

Dështon tërheqja e armatimit nga lindja e Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria ukrainase dhe separatistët pro-rusë në linjde të Ukrainës, kanë dështuar që të fillojnë me tërheqjen e armatimit të rëndë nga vija e frontit.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar javën e kaluar në Minsk, palët do të duhej të fillonin me tërheqjen e armatimit më 17 shkurt.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se rebelët kanë sulmuar më 15 raste gjatë natës së mbrëmshme kundër pozicioneve të saj përreth qytetit Debaltseve.

Kievi tha se pesë ushtarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, shumica prej tyre në afërsi të Debaltseve.

Berlini ka njoftuar se udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës dhe Gjermanisë gjatë një bisede telefonike të realizuar mbrëmë, janë dakorduar për marrjen e “masave konkrete” për t’i lejuar vëzhguesit e OSBE-së që ta monitorojnë armëpushimin në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se konform marrëveshjes së Minskut, sot duhet të filloj tërheqja e armatimit të rëndë nga vija e frontit.

XS
SM
MD
LG