Ndërlidhjet

Policia: Pakoja e dyshuar në Kopenhagë nuk përmban eksploziv


Ilustrim
Ilustrim

Një pako dyshuese e gjetur në Kopengahë të Danimarkës në ditën që kanë ngjarë sulmet, në njërin nga dy vendet që kanë ngjarë sulmet e armatosura, sipas policisë daneze, nuk kishte eksploziv brenda saj.

Pakoja dyshuese është gjetur nga policia në një lokacion ku po mbahej një debat për lirinë e shprehjes në Kopenhagë.

Gjatë debatit, një person i armatosur ka shtënë me armë duke e vrarë një regjisor dhe plagosur disa policë.

Gjatë një sulmi tjetër në afërsi të një sinagoge në Kopenhagë, është vrarë një hebre.

Sulmuesi i dyshuar është vrarë nga policia, ndërsa dy persona që dyshohen se i kanë ofruar ndihmë sulmuesit, me strehim dhe furnzim me armë, janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG