Ndërlidhjet

Vriten edhe dhjetë policë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Së paku dhjetë policë janë vrarë si rezultat i një sulmi nga militantët në një shtab në provincën lindore të Afganistanit.

Din Mohammad Darwish, zëdhënës i provincës Logar, ka thënë sot se katër sulmues vetvrasës kanë qenë të përfshirë në sulmin e sotëm.

Pos të vrarëve, sipas Darwish, edhe tetë policë të tjerë janë plagosur.

Sulmi në provincën Logar që gjendet jashtë Kabulit, është i fundit në kuadër të sulmeve që kanë cak forcat policore në Afganistan.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi talebanët vranë gjashtë policë gjatë një sulmi në një pikë kontrolli në Kandahar.

Samim Khpalwak, zëdhënës i provincës, tha se sulmi ka ngjarë në distriktin Maiwand, në orët e fundit të 16 shkurtit

XS
SM
MD
LG