Ndërlidhjet

Aktivistët uzbekë ndalohen për të shkuar në Korenë Veriore


Ilustrim

Ilustrim

Dy aktivistë uzbekë të të drejtave të njeriut, nuk janë lejuar që të udhëtojnë për në kryeqytetin e Koresë Veriore, Seoul, ku atyre do t’iu ndahej një çmim ndërkombëtar.

Shukhrat Rustamov me bazë në Tashkent tha se më 16 shkurt autoritetet uzbeke ua kanë mohuar vizat dalëse atij dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Elena Urlaeva.

Ai tha se së bashku me Urleavan, kanë qenë të ftuar që të marrin pjesë në një ceremoni në Seoul më 11 mars, ku atyre do t’iu ndahej çmimi për drejtësi përkatësisht ai për paqe, Haksson.

Aleanca Uzbeke për Mbrojtjen e të Drejtae të Njeriut e fiton çmimin prestigjioz për herë të parë këtë vit.

Çmimi përfshin 10 mijë dollarë.

Çmimi që sivjet është ndarë për dy aktivistët uzbekë, ndahet nga Fondacioni Haksson, dhe ky çmim ndahet nga viti 1977 në shenjë të përkujtimit për Peshkopin Hahsson, i cili kishte bërë fushatë për drejtësi dhe paqe.

Qytetarët uzbekë janë të obliguar që të pajisen me viza dalëse për të lëvizur nga vendi i tyre.

Autoritetet shpesh përdorin rregulla të reja për t’i kufizuar qytetarët në udhëtimet jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG