Ndërlidhjet

Jahjaga e Mustafa bëjnë homazhe në Prishtinë e Prekaz


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa, bënë sot homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

“Kemi ardhur sot këtu, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, që, së bashku me kryeministrin, t'i shprehim nderimin tonë institucional dhe njerëzor për të gjithë veprimtarinë, për të gjithë kontributin dhe sakrificën që kanë dhënë të gjithë këta luftëtarë, veprimtarë dhe atdhetarë, për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, që ne sot të jemi një vend i lirë, që të jemi një shtet i pavarur, një shtet demokratik, një shtet sovran, i cili ka një perspektivë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë presidentja Jahjaga në Prekaz.

Në rrjetin social Facebook, Jahjaga ka postuar edhe fotografi nga homazhet që janë bërë sot tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG