Ndërlidhjet

Nuland nis turneun në Kaukazin Jugor


Victoria Nuland
Victoria Nuland

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland, ka arritur në Azerbajxhan.

Kjo është ndalesa e saj e parë në kaukazin Jugor.

Nuland u tha sot gazetarëve në Baku, se gjatë takimit me presidentin, Ilham Aliyev, kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe për situatën në rajonin Nagorno-Karabakh.

Nuland shtoi se gjatë bisedimeve të saj me zyrtarët armenë në Yerevan gjatë të mërkurës, ajo do të diskutoj edhe për lirimin e dy oficerëve të Azerbajxhanit të cilët po mbahen në Nagorno-Karabakh.

Ajo tha gjithashtu se me autoritetet armene do të diskutoj edhe për forcimin e lidhjeve me SHBA-të, si dhe për konfliktin në rajonin Nagorno-Karabakh.

Para se të arrij në Yerevan, Nuland gjatë ditës së sotme do të udhëtoj për në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku me autoritetet gjeorgjiane do të diskutoj për rrugën e Gjeorgjisë drejt integrimit evropian.

XS
SM
MD
LG