Ndërlidhjet

Prokurorët kërkojnë dënim me burg për Aleksei Navalnyn


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny

Prokurorët rusë kanë kërkuar që kritiku i Kremilinit, Aleksei Navalny dhe vëllai i tij, Oleg, të dënohen me dhjetë përkatësisht tetë vjet burgim, për një rast të vjedhjes.

Të dytë janë dënuar vitin e kaluar nën akuzat se kanë vjedhur rreth 500 mijë dollarë nga dy kompani në mes viteve 2008 dhe 2012.

Një gjykatë në Moskë e kishte shqiptuar dënimin prej tri vitesh e gjysmë për Oleg, ndërsa Aleksei ishte dënuar me kusht.

Prokurorët më vonë kanë bërë ankesë ndaj vendimit.

Gjatë një seance të mbajtur sot, avokatët kanë kërkuar nga gjykata që ti hedhë poshtë të gjitha akuzat kundër vëllezërve Navalny.

Navalny ka premtuar se do ti organizoj 100 mijë njerëz që të marrin pjesë në një protestë më 1 mars kundër politikave të Kremlinit të cilat sipas tij, po e çojnë vendin në një krizë të thellë ekonomike.

XS
SM
MD
LG