Ndërlidhjet

100 njerëz në listën e ngushtë për “të jetuar në Mars”


Amerikanja, Elena Shateny, njëra nga pjesëmarrëset e projektit Marsi Një

Amerikanja, Elena Shateny, njëra nga pjesëmarrëset e projektit Marsi Një

Njëqind entuziastë – 50 burra dhe 50 gra – janë përzgjedhur për t’iu bashkuar projektit Marsi Një, i cili planifikon ta dërgoj turmën e parë të njerëzve në një udhëtim në Mars.

Më shumë 202 mijë njerëz kishin aplikuar fillimisht për këtë udhëtim, një projekt privat i mbështetur nga sipërmarrësi holandez, Bas Lansdorp.

Projekti parasheh që planeti Mars të jetë vendbanim i përhershëm për njerëzit.

Projekti parasheh dërgimin e ekipeve me nga katër njerëz në planetin e kuq, qdo të dytin vit nga viti 2025, derisa atje të bëhen 40 njerëz.

Misioni ka njoftuar përmes faqes së internetit se “gjatë intervistimit të kandidatëve, ata kanë pasur shansë të tregojnë për rreziqet që përfshihen, punën në ekip dhe motivin e tyre për të qenë pjesë e kësaj ekspedite”.

Kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë janë nga e gjithë bota duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Iranin, Irakun, Pakistanin, Serbinë dhe Ukrainën.

XS
SM
MD
LG