Ndërlidhjet

IS djeg për së gjalli 45 persona


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik i kanë djegur për së gjalli 45 njerëz në qytetin perëndimor të Irakut, al-Baghdadi, ka njoftuar shefi i policisë lokale.

Nuk dihet se kush janë viktimat e fundit e as për çfarë arsye janë vrarë, por Qasim al-Obeidi tha se beson që disa nga të djegurit janë ish-anëtarë të forcave të sigurisë.

Militantët e Shtetit Islamik gjatë javës së kaluar e kanë kapur një pjesë të madhe të qytetit, i cili gjendet afër bazës ushtarake Ain al-Asad.

Obeidi tha se një kompleks që strehon familjarët e personelit të sigurisë dhe zyrtarëve lokalë, tashmë është duke u sulmuar.

Ai ka kërkuar ndihmë nga qeveria dhe faktori ndërkombëtar.

Luftimet e ashpëra dhe kominikimi jo i mirë me atë pjesë, e bën të pamundur konfirmimin e këtyre pretendimeve.

Më parë gjatë këtij muaji është publikuar një video e cila e tregon një pilot jordanez duke u djegur për së gjalli nga militantët e Shtetit Islamik

XS
SM
MD
LG