Ndërlidhjet

Gjeorgjia i kërkon Ukrainës ekstradimin e Saakashvilit


 Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili

Tbilisi ka kërkuar sot nga Ukraina që ta ekstradoj ish-presidentin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili.

Përmes një deklarate të lëshuar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë ka thënë se edhe ish-ministri i Drejtësisë, Zurab Adeishvili, i cili gjithashtu është në Ukrainë, duhet të ekstradohet së bashku me Saakashvili.

Të dy ish-zyrtarët gjeorgjianë kërkohen nga Tbilisi për mashtrim, organizimin e një sulmi dhe për shpërdorim të detyrave zyrtare.

Më 13 shkurt, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, njoftoi për themelimin e Këshillit Këshillues Ndërkombëtar për reforma dhe emërimin e Saakashvilit në krye të tij.

Mikheil Saakashvili është larguar nga Gjeorgjia në nëntor të vitit 2013.

Në gusht të vitit të kaluar, prokuroria gjeorgjiane ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.

Ministria e Jashme e Gjeorgjisë tha gjatë të hënës, se e ka thirrur ambasadorin e Gjeorgjisë në Ukrainë, Vasyl Tsybenko, për të dhënë sqarime rreth emërimit të ish-presidentit në post në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG