Ndërlidhjet

Së paku 20 të vrarë në Haiti


Ilustrim

Ilustrim

Së paku njëzet persona kanë vdekur gjatë një karnevali në kryeqytetin e Haitit, si rezultat i rrëzimit të një shtylle elektrike.

Aksidenti ka ngjarë kur rrugët e kryeqytetit Port-au-Prince ishin të mbushura me njerëz që po merrnin pjesë në karneval.

Ende nuk dihet për numrin e saktë të të vdekurve ngase ka pasur raporte kundërthënëse.

Nadia Lochard, koordinatore e Departamentit të Mbrojtjes Civile, tha se së paku 20 persona kanë vdekur dhe 46 janë plagosur.

Karnevali që po mbahet sot në Haiti është organizuar nga grupi hip-hop Barikad Crew.

XS
SM
MD
LG