Ndërlidhjet

Bie vlera e aksioneve në Greqi


Ilustrim
Ilustrim

Tregu i aksioneve në Greqi ka rënë më shumë se 4 për qind, pasi ministrat e Finanacave të Eurozonës nuk kanë arritur marrëveshje të re për ristrukturimin e borxheve të Greqisë.

Aksionet e bankës greke kanë rënë gati 9 për qind.

Të hënën në mbrëmje, Greqia ka refuzuar planin për zgjerimin e paketës së ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë.

Qeveria e re greke thotë se kushtet e kësaj pakete, në vlerë prej 240 miliardë eurosh, janë shumë të rënda dhe do ndryshimin e tyre.

Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se nuk do të ketë ndryshime.

XS
SM
MD
LG