Ndërlidhjet

Sekretari Kerry uron Kosovën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Në një deklaratë me shkrim, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar qeverinë dhe popullin e Kosovës me rastin e përvjetorit të shtatë të pavarësisë.

Në urimin në emër të presidentit Barack Obama dhe popullit amerikan, Kerry ka thënë se rrugëtimi i Kosovës është për t'u përgëzuar dhe në kontrast të plotë me tragjedinë që ai ka parë kur ka qenë senator në vitet e fundit të shekullit të 20.

"Zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të mbajtura për herë të parë në të gjithë territorin e Kosovës, kanë shënuar një moment të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie shumetnike", ka thënë Kerry.

Ai ka përgëzuar përparimin e bërë nga Kosova në dialogun me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.

"Ky është një hap përpara në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian", ka thënë Kerry.

Po sipas tij, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur integrimin e plotë të Kosovës në bashkësinë euro-atlantike.

Kerry ka thënë se Kosova ka treguar një angazhim të fortë për të ndihmuar koalicionin e gjerë ndërkombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

XS
SM
MD
LG