Ndërlidhjet

Egjipti kërkon mandatin e OKB-së për Libinë


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të miratojnë një rezolutë, e cila do t’iu lejonte forcave ndërkombëtare të ndërhyjnë në Libi.

“Ajo çfarë po ndodh në Libi, mund ta ndryshojë këtë vend dhe të kërcënojë gjithë rajonin, jo vetëm Egjiptin. Egjipti dhe Evropa duhet të merren me këtë problem”, ka thënë pos tjerash Al Sisi për një radio franceze.

Avionët egjiptianë kanë bombarduar caqet e militantëve të Shtetit Islamik të hënën, pasi grupi ekstremist ka publikuar një video, e cila tregon ekzekutimin me prerje koke të 21 egjiptianëve të krishterë.

Milicitë rivale janë duke luftuar për kontrollin e Libisë qysh në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG