Ndërlidhjet

Disa ukrainas kalojnë ilegalisht në Bjellorusi


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Minsk kanë thënë se rreth 20 individë të paidentifikuar kanë bërë përpjekje të hyjnë ilegalisht në territorin e Bjellorusisë nga Ukraina.

Komiteti i Rojes Kufitare ka thënë se incidenti ka ndodhur në qarkun Korbin.

Zyrtarë të këtij komiteti kanë thënë se forcat e sigurisë kanë qëlluar drejt të dyshuarve, pasi kanë hyrë në Bjellorusi, duke plagosur disa prej tyre.

Ata kanë thënë se të dyshuarit, përfshirë të plagosurit, janë kthyer përsëri në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG