Ndërlidhjet

Pro-rusët marrin nën kontroll pjesë të Debaltseves


Debaltseve, Ukrainë
Debaltseve, Ukrainë

Kievi ka konfirmuar se separatistët pro-rusë kanë marrë nën kontroll disa pjesë të Debaltseves dhe ka thënë se luftimet në lindje të Ukrainës janë duke vazhduar, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të arritur javën e kaluar.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë po ashtu se disa trupa qeveritare janë zënë në pritë dhe janë burgosur nga separatistët në Debaltseve.

Por, ministria ka hedhur poshtë pohimet e mediave ruse dhe të separatistëve se një numër i madh i ushtarëve është kapur.

Ministria ka thënë se këto raporte janë “false” dhe se kanë për qëllim të krijojnë panik në mesin e forcave qeveritare që mbeten në Debaltseve.

Separatistët pro-rusë kanë thënë po ashtu se kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Debaltseves.

XS
SM
MD
LG