Ndërlidhjet

Thirrje për lirimin e ish-shefit të FMN-së


Dominique Strauss-Kahn
Dominique Strauss-Kahn

Një prokuror francez ka bërë thirrje për lirimin e ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, nga akuzat për kontraktim të prostitutave.

Prokurori në qytetin Lille, Frederic Fevre, ka thënë se as hetimet, as dëshmitë e dëgjuara në gjykatë nuk kanë treguar se ai është fajtor.

Straus Khan akuzohet se ka ndihmuar në kontraktimin e punëtoreve të seksit në një hotel të qytetit Lille.

Kahn ka thënë se nuk e ka ditur se gratë janë prostituta.

Edhe pse përdorimi i prostitutave nuk është i paligjshëm në Francë, furnizimi ose ndihma në furnizimin e tyre është e paligjshme.

Nëse shpallet fajtor, Kahn mund të dënohet deri në 10 vjet burgim dhe me gjobë prej 1.5 milion eurosh.

XS
SM
MD
LG