Ndërlidhjet

Koalicioni kryen 14 sulme kundër IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) ka thënë se ka kryer 14 sulme ajrore kundër caqeve të xhihadistëve në Siri dhe Irak, gjatë 24 orëve të fundit.

Gjashtë sulme ajrore janë kryer pranë qytetit Kobani të Sirisë, ku forcat kurde kanë zmbrapsur militantët.

Koalicioni ka thënë se sulmet pranë Kobanit kanë shkatërruar tetë pozicione të xhihadistëve, një postbllok dhe një automjet.

Të mbështetura nga sulmet ajrore, forcat kurde në veri të Sirisë kanë marrë kontrollin e Kobanit në fund të janarit.

Koalicioni ka thënë se sulmet e tij ajrore në Irak kanë sulmuar caqet militante në gjashtë zona, duke goditur njësite taktike, ndërtesa dhe pozicione luftarake.

XS
SM
MD
LG