Ndërlidhjet

Netanyahu kritikohet për shpenzime “të tepërta”


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mbikëqyrësi financiar i Izraelit ka thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu ka përdorur në mënyrë joproporcionale fondet shtetërore për familjen e tij.

Kontrollori shtetëror, Joseph Shapira, ka thënë se janë shpenzuar shuma “të tepërta” nga Netanyahu dhe gruaja e tij Sara, për ushqime, mobilje dhe kopshtari në rezidencën e tyre shtetërore dhe shtëpinë private.

Disa nga provat janë dërguar te prokurori i përgjithshëm për hetime.

Netanyahu ka premtuar se do të zbatojë rekomandimet për të frenuar shpenzimet.

Por, ai po ashtu ka kritikuar “fushatën e vazhdueshme në media” përreth raportit, e cila, sipas tij, synon përmbysjen e tij.

Raporti për shpenzime është publikuar një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael, në të cilat Netanyahu do të garojë për mandatin e katërt.

XS
SM
MD
LG