Ndërlidhjet

BQE vendos për kreditë për Greqinë


Ilustrim

Ilustrim

Banka Qendrore Evropiane pritet të vendosë sot nëse do të vazhdojë ose jo kreditë emergjente për bankat greke.

Vendimi do të vijë pasi Qeveria e Greqisë ka kërkuar nga parlamenti i saj që të votohet për braktisjen e programit të kursimit të premten.

Të hënën në mbrëmje, Greqia ka refuzuar planin për vazhdimin e ndihmës prej 240 miliardë eurosh nga kreditorët ndërkombëtarë.

Qeveria e Greqisë ka thënë se kushtet e Eurogrupit janë “absurde” dhe “të papranueshme”.

Greqia do që ta zëvendësojë paketën e ndihmës me një kredi të re, e cila, siç thotë, do t’i jepte kohë për të gjetur zgjidhje të përhershme të krizës së borxheve.

Por, vendet e Eurozonës kanë refuzuar.

XS
SM
MD
LG