Ndërlidhjet

OKB: Rritet numri i viktimave civile në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i civilëve të vrarë ose të plagosur nga luftimet në Afganistan është rritur për 22 për qind vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në pesë vjet.

Në raportin vjetor, të publikuar sot, Misioni Ndihmës i OKB-së në Afganistan ka thënë se ka dokumentuar 10,548 viktima civile në vitin 2014, krahasuar me 8,637 në vitin paraprak.

Po sipas këtij misioni, talibanët dhe militantët e tjerë kanë qenë përgjegjës për 72 për qind të viktimave civile, ndërsa forcat qeveritare dhe trupat e huaja për 14 për qind.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s kanë përfunduar formalisht misionin luftarak në Afganistan, në fund të vitit 2014.

Trupat afgane kanë marrë përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre.

XS
SM
MD
LG