Ndërlidhjet

Bllokohet vendimi për imigracionin në SHBA


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Një gjykatës federal në Teksas të Shteteve të Bashkuara ka marrë një vendim që bllokon përkohësisht urdhërin ekzekutiv të presidentit amerikan, Barak Obama, për imigracionin.

Gjykatësi Andrew Hanen e ka bërë publik vendimin në favor të 26 shteteve, përfshirë Teksasin, që i ka kërkuar gjykatës ta bllokojë përgjithmonë urdhërin e zotit Obama, raporton Zëri i Amerikës.

Presidenti ka njoftuar në nëntor se me urdhërin e tij po u dilte në mbrojtje nga deportimi rreth 5 milionë imigrantëve pa dokumente.

26 shtetet kishin argumentuar se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij presidencial dhe do të impononte ndaj tyre një barrë të tejkaluar financiare.

Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë të martën, duke thënë se Obama gëzonte autoritetin e plotë për të vendosur për ligjet e imigrcaionit të vendit.

XS
SM
MD
LG