Ndërlidhjet

Katër punëtorë anti-polio gjenden të vdekur


Pakistan - foto arkivi
Pakistan - foto arkivi

Katër anëtarë të një ekipi për vaksinim kundër poliomelitit janë gjetur të vdekur, pasi janë rrëmbyer në jugperëndim të Pakistanit.

Policia ka thënë se trupat e një punëtori shëndetësor, shoferit të tij dhe dy rojeve të sigurisë janë gjetur në provincën Baluçistan.

Raportet thonë se ata janë rrëmbyer nga militantët talibanë në qarkun Zhob, më 13 shkurt.

Militantët sulmojnë shpesh ekipet mjekësore të përfshira në vaksinimin kundër poliomelitit, duke thënë se programi i imunizimit, i mbështetur ndërkombëtarsisht, është mbulesë për spiunim ose për të sterilizuar myslimanët.

Sulmet i kanë kontribuar rritjes së rasteve me poliomelit në Pakistan.

XS
SM
MD
LG