Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Forcat qeveritare po tërhiqen nga Debaltseve


Debaltseve, Ukrainë

Debaltseve, Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat qeveritare janë duke përfunduar tërheqjen “e planifikuar dhe të organizuar” nga qyteti lindor i Debaltseves, i cili ka qenë epiqendër e luftimeve midis trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

“Deri më tani mund të themi se 80 për qind e njësiteve tona janë larguar”, ka thënë Poroshenko.

Armiqësitë kanë vazhduar përkundër armëpushimit të ndërmjetësuar nga liderët evropianë javën e kaluar.

Debaltseve është një qendër kryesore hekurudhore që lidh qytetet e kontrolluara nga rebelët, Donjeck dhe Luhansk.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Moherini, ka dënuar ofensivën e rebelëve në Debaltseve, duke e cilësuar si “shkelje të qartë” të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG