Ndërlidhjet

Lideri i Hong Kongut banorëve: Jini si dele!


Leung Chun-ying

Leung Chun-ying

Lideri i Hong Kongut u ka bërë thirrje banorëve të qytetit që të jenë si dele.

Shefi ekzekutiv, Leung Chun-ying, i ka bërë këto komente në prag të Vitit të Deles, i cili nis më 19 shkurt.

Leung ka thënë se delet shihen gjerësisht si “kafshë të buta dhe të dashura”.

Ai ka thënë se banorët “duhet të frymëzohen nga karakteri i deles dhe të bashkohen për të punuar për të ardhmen e Hong Kongut”.

Ai ka thënë se viti paraprak i kalit nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë, duke iu referuar protestave pro-demokracisë në Hong Kong.

XS
SM
MD
LG