Ndërlidhjet

logo-print

Rinisin fluturimet në Ataturk të Stambollit


Stamboll

Stamboll

Në Aeroportin Ataturk të Stambollit kanë rinisur fluturimet, pas pezullimit të tyre për afro tri orë, për shkak të stuhisë së borës.

Kompania Turkish Airlines ka anuluar 200 fluturime të planifikuara për 18 dhe 19 shkurt.

Aeroporti i Ataturkut është qendra kryesore e trafikut ajror në Turqi.

Reshjet e borës kanë ndërprerë edhe disa linja të transportit publik në Stamboll, përfshirë tragetet.

Stuhia ka detyruar edhe mbylljen e ngushticës së Bosforit për shkak të dukshmërisë së zvogëluar.

XS
SM
MD
LG