Ndërlidhjet

I zgjatet paraburgimi aktivistes Leyla Yunus


Leyla Yunus
Leyla Yunus

Një gjykatë në Azerbajxhan ka zgjatur masën e paraburgimit për një aktiviste të njohur të të drejtave të njeriut.

Avokati Elcin Qambarov ka thënë se gjykata në Baku ka vendosur që Leyla Yunus të qëndrojë në paraburgim deri më 28 korrik.

Yunus, 59 vjeçe, themeluese e Institutit për Paqe dhe Demokraci në Baku, është arrestuar në korrik të vitit 2014, nën akuzat për tradhti, të cilat lidhen me punën e saj në Armeni – rivalen historike të Azerbajxhanit.

Gjendja shëndetësore e Yunusit raportohet të jetë përkeqësuar në paraburgim.

Avokatët e saj thonë se ajo është rrahur dhe nuk i është ofruar kujdes mjekësor.

Burri i Yunusit, Arif Yunus, është po ashtu në paraburgim, nën akuza të njëjta.

Çifti thotë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG