Ndërlidhjet

Vriten mbi 200 luftëtarë të Boko Haramit


Militantë të Boko Haramit

Militantë të Boko Haramit

Mbi 200 luftëtarë të Boko Haramit janë vrarë në operacionet e ushtrisë në verilindje të Nigerisë.

Një numër i militantëve janë kapur dhe disa armë dhe pajisje të tjera ushtarake janë konfiskuar, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë së Nigerisë, Chris Olukolade.

Dy ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë operacionit të dy ditëve të fundit në shtetin Borno, ka shtuar ai.

Ky njoftim, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Grupi islamist i Boko Haramit ka nisur fushatën e dhunshme për krijimin e shtetit islamik në Nigeri qysh në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG