Ndërlidhjet

Greqia paraqet kërkesë tek anëtarët e Eurozonës


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i qeverisë greke ka thënë se Athina do ta paraqes më 19 shkurt një kërkesë për anëtarët e Eurozonës, për ta zgjatur edhe gjashtë muaj kredinë e ndihmës.

Njoftimi nga qeveria greke u bë para një vendimi që pritet të merret sot nga Banka Qendore Evropiane, nëse duhet të vazhdoj kreditimi emergjent për bankat greke.

Greqia dhe anëtarët e Eurozonës kanë mosmarrëveshje aktualisht rreth kthimit të borxhit nga Greqia në vlerë prej 240 miliardë dollarë, afati për të cilin borxh pritet të skadoj.

Pa një marrëveshje të re për kredinë, shteti më borxhli i Evropës rrezikon shumë.

Më 16 shkurt, Greqia e ka kundërshtuar një plan të propozuar rreth vazhidmit të ndihmës, duke e quajtur atë si "absurd".

XS
SM
MD
LG