Ndërlidhjet

logo-print

Bastiset dega e bankës HSBC në Zvicër


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët në Zvicër e kanë bastisur sot një seli të bankës HSBC, në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Zyra e prokurorisë në Gjenevë ka njoftuar se hetimi ka nisur pas raportimeve të mëdiave në lidhje me keqpërdorimet e bëra nga selia e bankës angleze që gjendet në Zvicër.

HSBC është banka e dytë më e madhe tregëtare në botë ndërsa dyshohet se ka ndihmuar klientë të pasur nga e gjithë bota, që përmes llogarive sekrete, t’i fshehin paratë e tyre në bankën HSBC në Zvicër.

Sipas ligjeve në Zvicër, dënimet janë shumë të larta për individët apo subjektet që ndihmojnë klientët e huaj për t’iu shmangut taksave

Rreth 60 mijë dosje të klientëve të HSBC janë publikuar disa ditë më parë dhe sipas tyre, në HSBC janë fshehur më shumë se 119 milionë dollarë.

Në mesin e klientëve të HSBC në Zvicër ka kriminelë ndërkombëtarë, biznesmenë, politikanë të famshëm, etj.

Dosjet janë vjedhur në vitin 2007 nga një specialist i kompjuterëve dhe të njëjtat i janë dhënë qeverisë franceze.

Dosjet e bankës në Zvicër kanë shkaktuar hetime penale në disa vende.

XS
SM
MD
LG