Ndërlidhjet

Nuland zhvillon takime me zyrtarët në Armeni


Victoria Nuland

Victoria Nuland

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, gjatë ditës së sotme, në Yerevan të Armenisë, është takuar me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Eduard Nalbandian.

Sipas faqes së internetit të ministrisë armene, Nuland e Nalbandian kanë diskutuar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve, reformat në Armeni dhe rolin e SHBA-së për zgjidhjen e konfliktit në rajonin konfliktuoz Nagorno-Karabakh.

Gjatë ditës së martë, pas bisedimeve me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Nuland ka thënë se do të kërkoj nga autoritetet armenë që t’i lirojnë dy shtetas të Azerbajxhanit të cilët po mbahen në Nagorno-Karabakh.

Azerbajxhani insiston se dy të burgosurit janë civilë dhe nuk kanë të bëjnë me forcat ushtarake të vendit.

Vizita e Nuland në Yerevan është realizuar në fund të turneut të saj tre-ditësh në Kaukaz.

Ajo fillimisht e ka vizituar Gjeorgjinë ku gjatë takimeve të realizuara me zyrtarët e lartë kanë biseduar në lidhje me reformat demokratike gjeorgjiane si dhe për rrugën e Gjeorgjisë drejt Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG