Ndërlidhjet

Polonia paguan 262 mijë dollarë dëmshpërblim për dy të burgosur


Ilustrim
Ilustrim

Polonia ka rënë dakord që dy burrave të cilët janë mbajtur peng në një burg sekret t’ua paguajë një shumë prej 262 mijë dollarësh.

Ministri i Jashtëm polak, Grzegorz Schetyna, ka njoftuar sot në lidhje me vendimin.

Polonia e ka marrë këtë vendim pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka hedhur poshtë një apel të Polonisë përkitazi me një vendim që ishte marrë në vitet 2002-2003.

Schetyna tha se Varshava do të veproj konform vendimit.

Gjykata Evropiane kishte rivensosur në muajin korrik se burgimi në Poloni i Abd al-Rahim al-Nashiri, një terrorist i dyshuar palestinez dhe ai i Abu Zubaydah, një shtetas izraelit i akuzuar për planifikimin e një sulmi vetvrasës në një anije të marinë amerikane në vitin 2000, është në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Gjykata Evropiane ka thënë se Polonia ka dëshuar që ta ndalë torturën dhe trajtimin çnjerëzor ndaj dy të burgosurve.

XS
SM
MD
LG