Ndërlidhjet

logo-print

Pussy Riot lanson këngën kushtuar Eric Garnerit


Grupi Pussy Riot

Grupi Pussy Riot

Dy anëtaret e grupit Pussy Riot e kanë lanësuar një këngë në gjuhën angleze dedikuar Eric Garner, një i ri me ngjyrë në Amerikë, i cili është vrarë nga një zyrtar policor në New York.

Në videon e këngës së realizuar, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, paraqiten me uniforma të policisë ruse duke u varrosur për së gjalli.

Kënga titullohet "I Can't Breathe” (Unë nuk mund të marr frymë).

Këto kishin qenë fjalët e fundit të Eric Garner, të cilat ishin gjiruar nga një kalimtar rasti në momentin që ai ishte qëlluar.

Një mesazh i shkruar nga grupi në Youtube, thotë se kënga është për të gjithë ata që në Rusi dhe Shtete të Bashkuara, vuajnë nga terrori shtetëror.

Alyokhina dhe Tolokonnikova kanë qenë të burgousura në Rusi në vitin 2012 pas një performance të tyre në një katerdarale në Moskë kundër presidentit Vladimir Putin.

Ato janë liruar në dhjetor të vitit 2013, pak para se ta përfundojnë dënimin e tyre prej dy vitesh heqje lirie.

XS
SM
MD
LG