Ndërlidhjet

Obama kërkon që bashkarisht të luftohet terrorizmi


Barak Obama

Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë ditës së sotme pritet të bëj thirrje tek kombet në mbarë botën, që së bashku t’i diskreditojnë zërat që bëjnë thirrje për ekstremizëm dhe dhunë.

Këtë thirrje Obama pritet ta bëj sonte në Shtëpinë e Bardhë në praninë e përfaqësuesuesve të 60 vendeve.

Obama gjatë fjalimit të tij në konferencën rreth ekstremizmit dhe luftës kundër militantëve, pritet të theksoj se lufta ndaj Shtetit Islamik nuk mund të fitohet vetëm me sulme ushtarake.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në arenën ndërkombëtare dhe këtu në shtëpinë tonë”, thuhet në opinionin e shkruar nga Obama për Los Angelos Times.

Opinioni në gazetë është një pjesë e fjalimit të tij që pritet ta mbaj sonte.

“Ne e dijmë se vetëm forcat ushtarake nuk mund ta zgjidhin këtë problem”, ka thënë Obama.

Obama ka thënë se është koha që bota mbarë të përballet me propagandistët dhe rekrutuesit.

Konferenca tri-ditore në Uashington ka për qëllim krijimin ë një fronti të bashkuar, pas sulmeve ekstremiste në Francë, Danimarkë, Siri dhe Libi.

XS
SM
MD
LG