Ndërlidhjet

Obama: Nuk kemi në luftë me Islamin por me terrorizmin


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë “në luftë” me Islamin, por me njerëz që e shtrembërojnë atë.

Teksa ka folur më 18 shkurt në samitin tre-ditor ku në Shtëpinë e Bardhë po diskutohet qështja e ekstremizimit, Obama tha se “asnjë fe nuk është përgjegjëse për terrorizmin.

“Njerëzit janë përgjegjës për dhunën dhe terrorizmin”, ka thënë Obama.

Obama shtoi se udhëheqësit fetarë të grupit Shteti Islamik, nuk janë “udhëheqës fetar” por janë “terroristë”.

Obama e ka përshkruar Shtetin Islamik si një kërcënim për të gjithë botën.

“Dhuna ndaj të pafajshmëve, nuk e mbron Islamin dhe myslimanët, ajo dëmton Islamin dhe myslimanët”, tha më tutje Obama.

Obama, në praninë e dhjetëra udhëheqësve nga e gjithë bota, ka bërë thirrje tek komuniteti mysliman në Amerikë, që të bëjnë më shumë për ta kundërshtuar atë që Obama e ka qujtur “ekstremizëm të dhunshëm”.

XS
SM
MD
LG