Ndërlidhjet

Ukraina kërkon mision policor evropian


Tërheqja e forcave ukrainase nga Debaltseve, 18 shkkurt 2015
Tërheqja e forcave ukrainase nga Debaltseve, 18 shkkurt 2015

Ukraina iu ka bërë thirrje paqeruajtësve evropianë që ta zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës pasi një nga qytetet kryesore, Debaltseve, tashmë është nën kontrollin e rebelëve pro-rusë.

Rreth 2 mijë e 500 trupa qeveritare janë tërheqëur nga Debaltseve, një qendër kryesore hekurudhore që lidh qytetet e kontrolluara nga rebelët, Donjeck dhe Luhansk, pas marrjes nën kontroll të qytetit nga separatistët.

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, tha më 18 shkurt se e ka miratuar një vendim, sipas të cilit, i fton paqeruajtësit që ta mintorojnë situatën atje.

“Mënyra më e mirë do të ishte një mision policor nga Bashkimi Evropian”, thuhet ne vendim.

Petro Poroshenko, president i Ukrainës, tha se gjashtë ushtarë të Ukrainës janë vrarë para “tërheqjes së planifikuar dhe organizuar” nga Debaltseve.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar Rusinë për dërgimin e trupave dhe armëve për rebelët në lindje të Ukrainës në përgjithësi e Debaltseve në veçanti.

Rënia e Debaltseves në duar të separatistëve ka ndodhur tri ditë pas armëpushimit të nisur, armëpushim i nisur konform marrëveshjes së arritur në Minsk në mes të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës.

XS
SM
MD
LG