Ndërlidhjet

Pritet vazhdimi i negociatave me Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Një ekip nga Shtetet e Bashkuara i udhëhequr nga zëvendësekretarja e Shtetit, Wendy Sherman, gjatë ditës së sotme udhëton për në Gjenevë për bisedime me zyrtarët iranianë mbi aktivitetin bërthamor të Teheranit.

Departamementi i Shtetit tha gjatë të mërkurës se takimet do të jenë në formë të kosnultimeve dy-palëshe dhe do të udhëheqen nga këshilltarja speciale e BE-së, Cathy Ashton.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania janë duke negocijuar me Iranin për një marrëveshje eventuale e cila do ta frenonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG