Ndërlidhjet

Libia kërkon heqjen e embargos për ta luftuar IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Libisë ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që ta heqë embargon e armëve për Libinë në mënyrë që ky vend të mund ta luftoj Shtetin Islamik.

Ministri i jashtëm, Muhammad al Dairi, ka folur gjatë një seance të jashtëzakonshme të KS, pas rasteve të fundit të terririzmit në Libi, përkatësisht pas publikimit të një videoje ku shihet se 21 të krishterëve egjiptianë iu janë hequr kokat nga militantët e IS-it në Libi.

Dairi tha se komuniteti ndërkombëtar e ka një “përgjegjësi morale dhe ligjore që të jap mbështetje urgjente” ngase sipas tij, edhe Mesdheu është në rrezik.

Veç atij, i pranishëm në seancë, ministri i jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, ka bërë thirrje për një bllokadë detare të armëve të cilat shkojnë në fushat e Libisë, fusha nëpër të cilat nuk ka kontroll nga autoritetet në Tripoli.

XS
SM
MD
LG